AGK-ja nesër dorëzon në Kushtetuese komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, nesër do të dorëzojë komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së, në Gjykatën Kushtetuese.
Pas dorëzimit të komenteve, bordi i AGK-së, pritet të deklarohet për media.
“Ju njoftojmë, se nesër, 20 gusht 2024, nga ora 15:00, Bordi i AGK-së, I prirë nga Kryetari Xhemajl Rexha, dhe juristja e medias, Flutura Kusari, do të dorëzojnë komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së, në Gjykatën Kushtetuese. Ju ftojmë për deklaratën e përbashkët për media”, thuhet në kumtesën e AGK-së.
Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, u miratua në seancën plenare të 11 korrikut në Kuvendin e Kosovës, me 59 vota pro.
Projektligji në fjalë u kundërshtua nga partitë opozitare në vend.
Lidhur me të, reagime erdhën edhe nga ndërkombëtarët.