AGK dënon pengimin e dy gazetareve gjatë kryerjes së punës nga zyrtari i Komunës së Mitrovicës së Veriut

AGK dënon pengimin e dy gazetareve gjatë kryerjes së punës nga zyrtari i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar pengimin e gazetareve të Telegrafi dhe Kallxo gjatë punës nga një zyrtar i komunës së Mitrovicës së Veriut.

AGK përmes një reagimi, ka thënë se shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Veriut nuk ka lënë gazetarët që të xhirojnë.

“Gazetarët gëzojnë të drejtë për të ushtruar detyrën e tyre të papenguar dhe çfarëdo përpjekje që cenon një të drejtë të tillë është e papranueshme, përkeqëson ambientin e të bërit gazetari dhe pengon informimin e drejtë dhe pasqyrimin objektiv të ngjarjes.

“Derisa unë po xhiroja arrestimin e Aleksandar Arsenijeviq, shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Visar Syla ka vendosur dorën në kamerën e telefonit tim dhe më ka thënë ‘mos xhironi!’. Unë i kam thanë që detyrë e kemi. Njëjtë ka penguar edhe punën e koleges gazetare nga Telegrafi.com” , është shprehur gazetarja e Kallxo.com lidhur me ngjarjen.

“Nuk na ka lon me xhiru, i kemi thonë është detyra jone prape insistojke me ndal xhirimin”, ka thënë gazetarja e Telegrafit.”

Shpërndaje në: