AGK: Dënojmë sulmet dhe ngacmimet ndaj gazetarëve të “Betimi për Drejtësi”

AGK: Dënojmë sulmet dhe ngacmimet ndaj gazetarëve të “Betimi për Drejtësi”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas ngacmimeve dhe sulmeve të vazhdueshme nga gazetarëve të medias “Betimi për Drejtësi”.

Në reagimin e AGK-së thuhet se sulmet kanë ardhur pas publikimit të hulumtimit “Ikja e mjekëve nga orari i punës prej spitaleve publike”.

“AGK-ja i konsideron sulmet e tilla ndaj gazetarëve të papranueshme dhe si faktorë që ndikojnë negativisht në punën e tyre profesionale.

Gjithashtu, AGK-ja fton organet e sigurisë që ta kryejnë punën e tyre për identifikimin e autorëve, si dhe kërkon nga organet e drejtësisë që ta shqyrtojnë me prioritet kallëzimin penal të paraqitur nga gazetarët”, thuhet mes tjerash.

 

Postimi i plotë:

AGK-ja dënon sulmet denigruese online ndaj gazetarëve të “Betimi për Drejtësi”
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, dënon serinë e sulmeve online që kanë ndodhur kundër gazetarëve të medies “Betimi për Drejtësi”, Betim Musliu dhe Diellza Luzha. Që të dy tashmë kanë ushtruar kallëzim penal ndaj 3 faqeve online në rrjete sociale për shkak të sulmeve dhe ngacmimeve të vazhdueshme.
Sipas ekipit të “Betimit për Drejtësi”, sulmet denigruese dhe shpifëse kanë ardhur pas publikimit të hulumtimit “Ikja e mjekëve nga orari i punës prej spitaleve publike”.
AGK-ja i konsideron sulmet e tilla ndaj gazetarëve të papranueshme dhe si faktorë që ndikojnë negativisht në punën e tyre profesionale.
Gjithashtu, AGK-ja fton organet e sigurisë që ta kryejnë punën e tyre për identifikimin e autorëve, si dhe kërkon nga organet e drejtësisë që ta shqyrtojnë me prioritet kallëzimin penal të paraqitur nga gazetarët.

Shpërndaje në: