Agjërimi i Ramazanit rrit varfërinë dhe dëmton shëndetin
Kjo është një çështje sensitive por së cilës i vyen një analizë serioze për pasojat shëndetësore dhe ekonomike që shkakton agjërimi në muajin e Ramazanit.
Islami është një fe goxha kërkuese. Ajo të merr një pjesë të madhe të kohës dhe energjive në mënyrë që të përmbushësh detyrimin e faljes. Detyrimet themelore njihen ndryshe edhe si “pesë shtyllat e Islamit”, më e rënda prej të cilave është e katërta, urdhëri për të agjëruar gjatë orëve të ditës [ku ndalohet ushqimi, pirja, duhanpirja apo qirja] në muajin hënor të Ramazanit, që mund t’i ketë 29 ose 30 ditë. Kjo është një kërkesë e tmerrshme, pasojat ekonomike dhe shëndetësore të të cilit mund të jenë tepër të rënda [fëmijët, të sëmurët dhe pleqtë bëjnë përjashtim].
Ka prova të shumta që thonë se agjërimi në muajin e Ramazanit ka efekte negative për shëndetin, që përkthehet më pas edhe në produktivitet dhe në pasoja për ekonominë. Natyrisht, sa më e gjatë periudha e agjërimit, aq më e madhe pasoja – kjo vlen veçanërisht kur Ramazani qëllon në muajt e verës në vendet e Evropës veriore, siç po ndodh tash. Kohëzgjatja e ditës së agjërimit këtë vit në Britani është rreth 19 orë.
Studimi nga akademiku holandez Reyn van Ewijk zbulon një varg problemesh shëndetësore që rrjedhin nga agjërimi i Ramazanit. Për gratë që vendosin të agjërojnë gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojë pasoja të konsiderueshme negative në shëndetin e fëmijës kur të lindet, pa marrë parasysh se në cilën fazë të shtatzënisë ndodhet gruaja.
Agjërimi para lindjes së një fëmije është i lidhur me një shëndet më të dobët në përgjithësi. Ajo po ashtu rrit shanset që një person të zhvillojë simptoma që janë indikative për probleme serioze shëndetësore, të tilla si sëmundja koronare e zemrës dhe tipi 2 i diabeteve.
Në botën myslimane, një fjalë përmbledh realitetin ekonomik të Ramazanit “ngadalësimi” – që nënkupton se bëhet më pak punë dhe më ngadalë. Një artikull sipas Arab News në korrikun e vitit 2013 tregonte se produktiviteti gjatë këtij muaji vinte prej 35% deri në 50% si rezultat i orëve më të pakta të punës dhe i ndryshimit në ‘lifestyle’-it.
Në një hulumtim tjetër, ekonomistët Felipe Campante dhe David Yanagizawa-Drott tregonte që agjërimi i Ramazanit kishte pasoja domethënëse negative në rritjen ekonomike të vendeve myslimane.
Nëse llogarisim 21 ditë pune në muaj, nga dy orë të humbura në ditë, përkthehen në 42 orë të humbura pune në muaj. Nuk ka asnjë indikacion që këto orë të zëvendësohen gjatë pjesës së mbetur të vitit. Nëse, mesatarisht, 1700 orë pune, kjo humbje paraqet 2,5% reduktim të prodhimit për një vit. E kjo është goxha shumë.
Produktiviteti bie jo vetëm nga tendosja fizike e agjërimit por edhe nga prishja e rrjedhës së punës dhe çorganizimi. Është e arsyeshme të mendohet që rënia e produktiviteti shkakton një prodhueshmëri ekonomike 3 për qind më të vogël për çdo vit.
Është e qartë se vendet islame nuk kanë ndërmarrë asnjëherë hulumtime serioze mbi impaktin e saktë të Ramazanit në ekonomitë e tyre. Ajo që është surprizuese është që organizatat ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, po ashtu nuk kanë ndërmarrë hulumtime shkaku i natyrës sensitive fetare.
Ndonjëherë argumentohet që Ramazani rrit mirëqenien subjektive mes myslimanëve. Por përdorimi i mirëqenies subjektive në referencë me doktrinat autoritare, përfshirë religjionin, duhet të merret me rezervë, veçanërisht kur kemi të bëjmë me regjime autokratike. Kjo vlen posaçërisht për vendet me shumicë myslimane ku apostazia dhe blasfemia nuk tolerohen.
Marrë parasysh këtë, zbatimi i parimeve dhe ritualeve të fesë që kërkohen, për të marrë aprovimin nga familja, komuniteti i gjerë, dhe [shpresohet] i plotfuqishmi. Të bësh diçka tjetër sjell turp dhe çnderim për familjen, klanin dhe shoqërinë në përgjithësi. Kësisoj, të agjërosh për një person në vende të këtilla bëhet gjë e padiskutueshme pavarësisht shëndetit të tij. /Përktheu Periskopi nga The Guardian