Agjenti i Yaya Toure: “Pep Guardiola nuk do të fitojë përsëri Champions League-n për shkak të mallkimit afrikan”

Agjenti i Yaya Toure: “Pep Guardiola nuk do të fitojë përsëri Champions League-n për shkak të mallkimit afrikan”

Pep Guardiola nuk do ta fitojë kurrë Ligën e Kampionëve pasi shamanët afrikanë nuk do ta lejojnë atë, sipas agjentit të Yaya Toure Dmitri Seluk.

Menaxheri i Manchester City-t pësoi një humbje 1-0 ndaj Chelsea-t në finalen e së Shtunës, që do të thotë se ka kaluar një dekadë që kur ai fitoi për herë të fundit çmimin më të madh të futbollit Evropian (me Barcelonën në 2011). Pavarësisht se Guardiola ishte trajner i klubit më të madh në Gjermani, Bayern Munchen, dhe tani tek klubi më i pasur në Angli që nga ajo kohë.

A është për shkak se Pep ka filluar të mbivlerësojë taktikat e tij në lojërat e mëdha evropiane? Jo, jo sipas agjentit të ish lojtarit të tij Yaya Toure i cili ka një shpjegim tjetër: mallkimin afrikan.

Pas disfatës në Porto, komentet e Seluk për vitin 2018 kanë dalë edhe një herë në dritë, ku ai pretendoi se trajneri katalanas zemëroi “gjithë Afrikën” duke e nënvlerësuar lojtarin e Bregut të Fildishtë gjatë vitit të fundit të lojtarit në City.

“Ai [Guardiola] e ktheu të gjithë Afrikën kundër vetvetes, shumë tifozë Afrikanë u larguan nga Manchester City,” tha Seluk.

“Dhe unë jam i sigurt se shumë shamanë afrikanë në të ardhmen nuk do të lejojnë që Guardiola të fitojë Ligën e Kampionëve.

“Ky do të jetë për Guardiola një mallkim afrikan. Jeta do të tregojë nëse kam të drejtë apo jo.”

Shpërndaje në: