Agjenti i Kepas takohet me skuadrën italiane, portieri pranë kalimit në Serie A
Napoli është duke zhvilluar takimet e fundit sot me agjentin e Kepa Arrizabalaga për të finalizuar detajet e një marrëveshjeje huazimi, sipas mediave italiane.
Portieri i Chelseat është lidhur së fundmi me një kalim te Napoli dhe ka spekulime se një marrëveshje mund të finalizohet këtë javë.
Fabrizio Romano raporton se një takim mes përfaqësuesve të Napolit dhe agjentit të reprezentuesit spanjoll do të zhvillohet më vonë sot.
Marrëveshja do të ishte një huazim, me Chelsean që do të mbulonte 75% të pagës së 27-vjeçarit, përcjell KosovaPress.
Kepa është portieri më i shtrenjtë në botë, pasi u transferua në “Stamford Bridge” nga Athletic Bilbao në verën e vitit 2018 për 80 milionë euro.
Megjithatë, ai humbi vendin e tij në skuadër pas ardhjes së Edouard Mendyt, i cili ndihmoi klubin drejt suksesit në Ligën e Kampionëve në sezonin e tij debutues.
Kepa nuk është i sigurt se do të arrijë të jetë pjesë e skuadrës përfundimtare të trajnerit të Spanjës, Luis Enrique për Kupën e Botës “Katar 2022” në fund të këtij viti, dhe dëshiron që të ketë një minutazhë më të mirë që të bind me paraqitjet e tija.