Agjencioni kosovar i modës merr çmimin e parë në Stamboll
Producenti Ilir Geci dhe agjencioni të cilin e ka themeluar ai ‘Gecjan Fashion Group’ kanë marrë çmimin e parë në “The Best International Model Agency”, çmim ky i cili ndahet në Stamboll nga “TÜRKIYE’NİN İNCILERİ”.
Në këtë event të madh morën pjesë shumë agjencione nga e gjithë bota, shkruan Albanienshow.
Nata finale e ndarjes së çmimeve u organizua me datën 1 Mars në Stamboll, ku përveç çmimeve për aktorët, këngëtarët, biznesmenët më të suksesshëm në botë, u nda edhe çmimi ‘The best International Model Agency’ të cilën e fitoi ‘Gecjan Fashion Group’ nga Kosova.
Në këtë event Geci ishte i shoqëruar edhe nga dy top modelet e njohura kosovare, Kosovare Halimi dhe Blerta Veseli.
Kujtojmë që gjithë ky sukses i jashtëzakonshëm për agjencionin shqiptar vije pas organizimeve me përmasa ndërkombëtare që ka bërë ‘Gecjan Fashion Group’ në trojet shqiptare.