Agim Bahtiri i VV-së eskalon sërish: O ju që më besuat, mos ma jepni votën
Kryetari dhe njëherësh kandidati për Kryetar të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje që qytetarët e Mitrovicës të mos e votojnë.
Bahtiri në ATV, ka thënë se në vitin 2017 nuk ka premtuar asgjë.
“Në 2017 nuk kam premtuar bash kurgjo. Kam dalë në publik por për ta fituar votën s’kam premtu bash kurgjo, bile iu kam thënë mos më votoni. Edhe kësaj radhe iu them mos më votoni”, tha Bahtiri.
Ai gjithashtu ndër të tjera ka thënë se ka bërë shumë këto tetë vite në Komunën e Mitrovicës megjithatë ai deklaron se tani për momentin nuk ka një planprogram zgjedhor./PERISKOPI/