Agim Ademi tregon se sa nënshkrime i ka të siguruara deri me tani që të jetë kryetar i FFK-së

Agim Ademi tregon se sa nënshkrime i ka të siguruara deri me tani që të jetë kryetar i FFK-së

Agim Ademi ka treguar në një mënyrë se ai është kandidati i vetëm i FFK-së.

Ai përmes një njoftimi ka mohuar të ketë pasur incident me drejtorin për marrëdhënie me jashtë të FFK-së, Artan Govorin, ndërsa ka zbuluar se i ka nëshkrimet e nevojshem për t’u zgjedhur kryetari i FFK-së, shkruan Periskopi.

Ademi tha se ka 44 nënshkrime në dispozicion që janë të mjaftushme që ai të jetë kryetar i FFK-së.

Kundërkanidat i tij është Gramoz Vokrri i cili edhe pse sot e dërgoi në selinë e FFK-së kandidimin për kryetar, duke aluduar se i ka 16 nënshkrime, me 44 nënshkrimet eventuale, i bie që në dispozicion janë vetëm 13 nënshkrime nga 57 në total sa janë të mundshme.

E për të kandiduar një kandidat nevojiten së paku 15 nënshkrime nga delegatët.

“Të gjitha palët që dëshirojnë të përfitojnë nga inskenimet e tilla, ua bëj me dije se vullneti i 44 delegatëve të Kuvendit të FFK-së nuk mund të ndryshojë me presione e shantazhe dhe as me shpifje të tilla nga njerëz e grupe të interesit. Unë do të vazhdoj punën time me ndershmëri dhe nuk do të lejoj të bie pre e shantazhuesve që për qëllim kanë kapjen e FFK-së”, ka shkruar Ademi në grupin e tij zyrtar në “Facebook”.

Kujtojmë se Kuvendi Zgjedhor do të mbahet më 6 prill.

Shpërndaje në: