Agim Ademi lajmërohet nga arresti shtëpiak përkrah Kosovën
Kosova sonte do të luaj ndaj Izraelit, por kësaj radhe nga afër nuk do të jetë kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Ai aktualisht është në arrest shtepiak për një muaj, pasi kështu ka vendosur Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit.
Përkundër arrestit shtepiak, Ademi ka bërë një postim në profilin zyrtar në Facebook, pa e shkruar asnjë fjalë, por e shpërndau videon motivuese të Kombëtares në rrugëtimin e saj drejt kualifikimit në Kampionat Evropian.
Agim Ademi akuzohet për shmangie të taksave dhe abizimit me detyrën zyrtare.