Agim Ademi konfirmon se portieri i Ajaxit do ta vesh fanellën e Kosovës
Kryetar i FFK-së, Agim Ademi, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin A PLAY në ATV, ka treguar se janë në kontakt edhe me portierin e Ajaxit, Diant Ramaj, për të cilin thotë se e sheh që shumë shpejt do t’i bashkohet kombëtares së Kosovës.
“Kemi kontakte të më hershme. Dionit, edhe kur ka qenë më i ri në kategoritë e reja, është një specifikë e jashtëzakonshme, sepse edhe në kontaktin me babën e tyre dhe me përcjelljen e njerëzve tonë, të cilët janë për përcjelljen e lojtarëve, Dioni bashkë më vëllain e tij kanë qenë futbollistë dhe pas një pauze të tij një kohë të shkurtër 5-6 muajshe, është rikthyer dhe është rikthyer me dëshirën e tij si portier dhe ka arritur suksesin e madh. Jemi në kontakt me babën e tij, i cili është njohës i mirë i futbollist dhe kujdeset për djalin e tij, jemi në kontakt, por fatkeqësisht është lënduar pasi që u stabilizuar në ekipin e tij. Po, jemi në kontakt dhe jemi shumë të interesuar për Dionin dhe e shoh shumë shpejt në ekipin tonë”, tha Ademi.