Agim Ademi i kundërpërgjigje “butë” Eroll Salihut e Arianit Ahmetit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur rreth Eroll Salihut dhe Arianit Ahmetit.
Ahmeti tash e një kohë nuk punon në FFK, kurse Salihu së fundmi u suspendua nga Komiteti Ekzekutiv.
“Arianiti ka dal me dëshirën e vet për arsyet e tij. Kurse, për Erollin s’mund ta them asnjë fjalë. E ka zgjedh vet. Kam respekt për të sepse kemi qenë bashkë për 15 vjet”, tha Ademi në emisonin “AS”.
Eroll Salihu e Arianit Ahmeti kohëve të fundit kanë hedhur një varg akuzash të rënda në drejtim të Agim Ademit, për të cilin thonë se ai është përgjegjës për degradimin e futbollit të Kosovës.
Salihu së fundmi u emërua si drejtor për çështje sportive dhe Këshilltar Senior Ligjor në FFK.
Por, pastaj ai u suspendua nga KE e FFK-së për gjashtë muaj.