Agim Ademi flet për herë të parë pasi u lirua nga mbajtja
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për herë të parë pasi u lirua nga mbajtja, me akuzën e një sulmi fizik ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori, përcjell Periskopi.
Ademi përmes një postimi në Facebook thotë se nuk kishte të bënte me sulm fizik, por me një debat verbal që e kishte me një koleg.
Ai thotë se do ta vazhdojë punën dhe se do të përgatitet për Kuvendin Zgjedhor dhe për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës që do t’i zhvillojë këtë muaj.
Më poshtë keni statusin e plotë të Agim Ademit: