Afera Kusari-Radojçiq: Ky është dokumenti i seancës së jashtëzakonshme të thirrur për nesër nga opozita

Afera Kusari-Radojçiq: Ky është dokumenti i seancës së jashtëzakonshme të thirrur për nesër nga opozita

PDK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, për debat parlamentar për një pike të vetme të rendit të ditës, audio-incizimet e shefes së grupit parlamentar të VV’së Mimoza Kusari-Lila me kryekriminelin serb Milan Radojçiq, shkruan Periskopi.

 

Kjo nismë e opozites vjen pasi gjatë  seancës së sotme mazhoranca (VV), rrëzoi kërkesën e PDK’së, LDK’së dhe AAK’së, që të futet si pikë e rendit të ditës kjo çështje.

Abelard Tahiri ka deklaruar se në emër të 42 deputetëve, ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për Seancë të Jashtëzakonshme për ditën e nesërme nga ora 12:00 “lidhur me urgjencën që përfshinë sigurinë dhe kredibilitetin e kësaj Republike, për të kuptuar se sa thellë e ka përfshirë ky pushtet, terroristin Milan Radojçiq, në diktimin e agjendës së Kuvendit të Kosovës”./PERISKOPI 

 

 

Shpërndaje në: