Afera e kalldajës së KEK-ut, Visar Azemi: Dragusha veproi me urdhra të Nagip Krasniqit, në skemë përmenden Dejona Mihali e ministrja Rizvanolli
Kandidati për deputet i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar lidhur me rastin e aktakuzës për ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqit dhe pranimin e fajësisë nga Ymer Dragusha.
Azemi ka shkruar se kjo aferë e prokurimit ku bëhet fjalë për riparimin e një prej kalladajave të KEK-ut, zbulon zinxhirin e abuzimeve dhe tejkalimeve të kompetencave.
“Të gjitha veprimet e Dragushës ishin të urdhëruara nga Krasniqi, ndërsa në këtë skemë përmenden edhe emrat e Dejona Mihailit dhe ministres Artane Rizvanolli”, ka thënë Azemi.
Reagimi i plotë:
Ymer Dragusha, i bashkë-akuzuar me Nagip Krasniqin, ka pranuar fajësinë për keqpërdorim të detyrës në KEK.
Afera e prokurimit për “Riparimin Kapital të kalldasë të bllokut A5” zbulon një zinxhir abuzimesh dhe tejkalim të kompetencave për përfitime personale.
A do të ketë drejtësi të plotë për këtë rast? Apo pranimet e fajësisë do të përdoren për të shpëtuar kokat e mëdha?
Të gjitha veprimet e Dragushës ishin të urdhëruara nga Krasniqi, ndërsa në këtë skemë përmenden edhe emrat e Dejona Mihailit dhe ministres Artane Rizvanolli.
Kjo është qeverisja e Vetëvendosjes, por kjo qeverisje do të marrë fund më 9 shkurt.
Prandaj, më 9 shkurt votoni për LDK-në, votoni për ndryshimin e madh e kundër vjedhjes së shtetit.