Afaristi Shahin Dervishaj falënderon qytetarët që po e përkrahin: Jam këtu për t’iu përgjigjur këtij besimi

Afaristi Shahin Dervishaj falënderon qytetarët që po e përkrahin: Jam këtu për t’iu përgjigjur këtij besimi

Kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj, që në listën e PDK-së mban numrin 77 ka falenderuar qytetarët për përkrahjen që po i japin në rrugëtimin e tij politik.

“Përulem përballë gjithë kësaj përkrahje kaq të madhe që po marrë nga ju të dashur qytetarë. Dua të ju falënderoj për besimin e jashtëzakonshëm që më keni dhënë deri tani”, ka shkruar Dervishaj në Facebook.

Dervishaj ka theksuar se është i bindur se bashkë, më 9 shkurt, do të bëjnë diferencën, duke celebruar fitorën.

“Vota juaj është mundësia për të ndryshuar Kosovën tonë. Dhe këtë mundësi, nuk do ta lë të humbasë. Ju po besoni në mua dhe unë jam këtu për t’iu përgjigjur këtij besimi. E premtoj!”, ka shkruar Dervishaj.

Shpërndaje në: