Afaristi Ahmetaj së bashku me kolegë të partisë marrin përkrahje në Junik për 9 shkurtin

Afaristi Ahmetaj së bashku me kolegë të partisë marrin përkrahje në Junik për 9 shkurtin

Kandidati për deputet nga AAK-ja me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, së bashku edhe me kandidatët e tjerë për deputetë nga ky subjekt politik kanë takuar banorët e lagjes “7 Shtatori” në Junik, aty ku është nëndega më e madhe e AAK-së.

Këta banorë u dhanë përkrahje kandidatëve për deputetë, në këtë rast edhe afaristit Ahmetajt dhe përkrahje të fuqishme Ramush Haradinajt për kryeministër.

Ahmetaj ka theksuar se bashkëpartiaku i tij kandidat për deputet Agron Kuçi është njëri prej kryetarëve më të suksesshëm në Kosovë.

“Juniku i kuvendeve të mëdha, Juniku i 12 fiseve dhe qendra e bajrakut në të gjitha kohërat u rreshtua drejt dhe punoj drejtë në përkrahje të çlirimtarëve”, ka thënë kandidati për deputet Ahmetaj.

Të pranishëm në takim ishin edhe kandidatët për deputetë Time Kadrijaj, Diellza Kukaj dhe Teuta Haxhiu, të cilëve të pranishmit u premtuan përkrahje dhe mbështetje pa rezervë më 9 shkurt.

 

Shpërndaje në: