Aeroporti i Rinasit nesër i rikthehet funksionimit

Pak pas orës 15:00 të së enjtes, më shumë se 24 orë nga pezullimi i punës së kontrollorëve të trafikut ajror, është ulur avioni i parë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
Ashtu siç bëri të ditur në deklaratë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, avioni i “Air Albania” ka arritur nga Stambolli me sasinë e radhës së vaksinave kineze.
Ditën e nesërme Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pritet t’i rikthehet funksionimit edhe për pasagjerët./ A2 CNN