Aeroplani që po fluturonte nga Cyrihu në Shkup goditet nga rrufeja

Aeroplani që po fluturonte nga Cyrihu në Shkup goditet nga rrufeja

Momente tronditjeje në fluturimin Edelweiss WK438 nga Cyrihu për në Shkup. Avioni u godit nga rrufeja mbi Tirolin e Jugut.

Piloti më pas vendosi të kthehej në Cyrih, ku mundi të ulet pa asnjë problem.

Në bord ishte ekipi kombëtar i volejbollit të Maqedonisë së Veriut të cilët kishin luajtur një ndeshje në Belgjikë.

Fluturimi pritet të ndodhë sot pasi pasagjerët janë akomoduar në një hotel.

Shpërndaje në: