Adriano vendos bast mbi 1500 euro për finalen mes Argjentinës dhe Francës

Adriano vendos bast mbi 1500 euro për finalen mes Argjentinës dhe Francës

Ish-sulmuesi i Interit, Adriano, do të lutet gjatë finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, pasi ka vënë bast mbi 1000 euro për ndeshjen.

Braziliani 40-vjeçar, i cili kaloi gjashtë vjet të karrierës së tij si lojtar me “Nerazzurrët” nga viti 2003 deri në vitin 2009, është një personazh interesant dhe ai ka besim se parashikimi i tij për finalen e Kupës së Botës do të realizohet.

Adriano ndau një foto të bastit të tij për finalen në “Instagram”, duke zbuluar se kishte vënë bast rreth 1686 euro për një barazim, duke çuar ndeshjen në penallti.

Nëse parashikimi i tij do të realizohej, ish-sulmuesi i Interit do të fitonte rreth 5143 euro.

Shpërndaje në: