Adriana Matoshi regjistrohet si deputete: Faleminderit për besimin
Aktorja e njohur tashmë ka zënë karrigen në Kuvendin e Kosovës.
Ajo fitoi votat dhe u zgjodh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sot ka publikuar një fotografi teksa ka treguar se është regjistruar si deputete dhe në të njëjtën kohë ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar.
“Për herë të parë u regjistrova si deputete e kuvendit te Kosovës! Faleminderit për besimin e juaj, shpresoj për një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët e vendit! Kofshim e dalshim faqebardhë me punë të mbara e suksese në të gjitha iniciativat!”, ka shkruar Adriana Matoshi.
Ndryshe, aktorja mori 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.