Adriana Matoshi në darkë romantike me partnerin e saj
Adriana dhe Keith e nisën vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld vitin e kaluar zyrtarizuan lidhjen e dashurisë dhe u bënë ndër çiftet më të komentuara, shkruan lajmi.net.
Dyshja kohë pas kohe publikojnë fotografi pranë njëri-tjetrit, ndërsa nuk mungojnë as dedikimet e dashurisë.
Pasi ishin larg njëri-tjetrit për pak kohë, Adriana dhe Keith e filluan vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ata sot shijuan një darkë romantike, ndërsa partneri i aktores emocionoi me dedikimin, ku thotë se ky është fillimi i diçkaje të bukur.