Adriana dhe Keith sjellin imazhe nga vizita në Valbonë
Adriana dhe Keith sollën tjetër fotografi të përbashkët.
Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld vazhdojnë ta shijojnë në maskimum lidhjen e tyre, shkruan lajmi.net.
Çifti e kishin konfirmuar vitin e kaluar lidhjen e dashurisë, ndërsa që prej atëherë nuk i ndalin paraqitjet e përbashkëta.
Së fundi, ishte Keith ai i cili publikoi një fotografi në rrjete sociale, të realizuar gjatë vizitës në Valbonë.
Edhe kësaj radhe ata shfaqen shumë të lumtur, duke treguar se nuk iu bën për komentet e shumta që marrin çdo ditë.
Keith është futbollist, i cili së fundi ka filluar të merret me muzikë.