Adoleshenti verbohet nga konsumi i përditshëm i patatinave

Adoleshenti verbohet nga konsumi i përditshëm i patatinave

Ekspertët janë duke ngritur shqetësimin për mënyrën e të ngrënit tek fëmijët dhe adoleshentët, pasi një 17-vjeçar humbi shikim pas konsumimit gati të përditshëm të ushqimit të shpejtë.

Doktorët e syve në Bristol, të Mbretërisë së Bashkuar, u kujdesën për 17-vjeçarin, i cili humbi shikimin deri në pikën e verbërimit. Që në momentin kur ishte larguar nga shkolla fillore, e cila kishte mensë, adoleshenti konsumonte vetëm patate te skuqura, patatina dhe bukë të bardhë, më rrallë produkte të mishit ose lloje të ndryshme sallami. Testet që ju bën treguan se ai kishte defiçencë, ose mungesë të madhe, të vitaminave dhe kishte shenja të rënda të kequshqyerjes.

Në fakt, në moshën 14-vjeçare, djali kishte bërë vizita të shpeshta tek doktori, sepse ndihej i lodhur dhe nuk kishte fuqi të bënte asgjë. Pas analizave ai ishte diagonstikuar me mungesë të vitaminave B12 dhe kishte fillaur të merrte suplemente, por e kishte ndëpresë në mes trajtimin, madje nuk kishte përmirësuar as dietën e tij të varfër të ushqyerjes.

Pas 3 vitesh, ai u çua tek Spitali i Syrit në Bristol, për shkak të humbjes progressive të shikimit. Doktori që e ndoqi rastin e tij tha: “Dieta e djalit ishte vetëm ushqyerja me patatina apo patate të skuqura, të blera në dyqan. Ai konsumonte dhe shumë ushqime të shpejta. Ai e shpjegonte këtë, me anë të faktit që nuk mundej të hante asgjë tjetër, kështu që patatet ishin e vetmja gjë që trupi i tij mund të toleronte.”

17-vjeçarit ju ribënë të gjithë analizat, në mënyrë që të kontrolloheshin nivelet e vitaminave dhe mineraleve në trup. Ai nuk ishte nën peshë, megjithatë ishte shumë i kequshqyer. “Kishte humbur shumë minerale nga kockat, zbulim shumë shokues për një djalë të moshës së tij.”- tregojnë specialistët pranë spitalit.

Ndërkohë, humbja e shikimit të tij plotëson kriteret për t’u klasifikuar si i verbër. Shikimi i adoleshentit është dobësuar shumë, nuk mund t’i japë makinës, e ka shumë të vështirë për të lexuar, për të parë televizor apo dhe për të dalluar fytyrat e të tjerëve. Shikimi periferal, anësor, është e vetmja arsye që e lejojnë të dalë në rrugë vetëm.

“Sëmundja” e tij quhet neuropatia nutricionale optike dhe ka një kurë vetëm nëse diagonsitkohet herët. Nëse kalon shumë kohë gjithsesi, fibrat e nervave të nervit optik mund të vdesin dhe dëmtimi mund të bëhet i përhershëm. Fatmirësisht, sipas doktorëve, raste të tilla nuk janë të zakonshme, por gjithsesi prindërit dhe fëmijët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të dinë rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga ajo që ne e quajmë “të ushqyerit me naze”.

Nuk ka pse i shkaktoni ankth fëmijëve nëse kanë probleme me ushqimin, por duhet t’i shpjegoni hap pas hapi rreziqet dhe ta prezantoni me një dietë të pasur me vitamina. Ushqimet në të cilat vitaminat B-12 mund të gjenden lehtësisht janë çerealet e mëngjesit, pijet e sojës, prodhimet e majasë dhe disa të tjera.

Shpërndaje në: