Administrata Trump planifikon ta privatizojë Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (Video)

Administrata Trump planifikon ta privatizojë Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (Video)

Administrata e Trumpit dëshiron të kthejë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në një lloj sipërmarrje të pasurive jo e drejtuar nga qeveria, por nga një industri private.

Shtëpia e Bardhë ka në plan të ndalojë financimin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024, duke i dhënë fund mbështetjes direkte federale të laboratorit orbital.

Por kjo nuk do të thotë se do të braktiset laboratori orbital, por kjo do të drejtohet nga sektori privat, thuhet sipas një dokumenti të brendshëm të NASA-s i siguruar nga “The Washington Post”, transmeton Periskopi.

“Vendimi për t’i dhënë fund mbështetjes për ISS-in në vitin 2025 nuk nënkupton që vetë platforma do të deorbitohet në atë kohë – është e mundur që industria mund të vazhdojë të operojë si pjesë e një platforme të ardhshme tregtare,” thuhet në dokumentin shtetëror.

“NASA do të shtrijë partnershpipin privat në shtatë vitet e ardhshme në mënyrë që të sigurohet aksesi i vazhdueshëm i njerëzve dhe prezenca e tyre në orbitën e ulët të tokës.”/Periskopi/

Shpërndaje në: