Administrata e Presidentit Trump ndalon përkohësisht ndihmat e huaja
Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar për tre muaj pothuajse të gjitha ndihmat e huaja.
Organizatat humanitare dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, paralajmërojnë se vendimi do të rrezikojë jetë të panumërta në mbarë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë ndarë pothuajse 70 miliardë dollarë ndihma të huaja gjatë vitit fiskal 2023, shumica përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID. Uashingtoni ofron shumicën e ndihmave humanitare në botë, përfshirë atë për mjekimin e pacientëve me virusin HIV përmes programit presidencial PEPFAR.
Ish Drejtoresha e USAID-t, Samantha Power, në një video të agjencisë thotë se USAID-i, ndër të tjera, ka reaguar ndaj 84 krizave në 66 vende duke ndihmuar dhjetëra miliona njerëz.
Presidenti Donald Trump bllokoi shumicën e këtyre ndihmave në përpjekje për të verifikuar nëse ato i përshtaten politikës së tij, “Amerika e Para”. Urdhri presidencial ndalon përkohësisht ndihmat për 90 ditë ndërsa kryhet rishikimi./euronews