Adhurues të Passatit në Kosovë, vëmendje: Kompania ka dy lajme për ju
Sipas portalit britanik Autocar, prodhuesi gjerman i automjeteve Volksëagen do ta ndërpres prodhimin e modelit Passat për tregun evropian. Arsyet për këtë vendim janë shitja më e madhe e modelit karavan dhe e modelit ekzistues Arteon.
Lajmet për ndërprerjen e prodhimit të Passatit janë shfaqur nga vitit 2020, megjithëse pritej që kjo të ndodhte në vitin 2023. Mirëpo, lajmet e fundit tregojnë se prodhuesi gjerman ka vendosur ndryshe.
VW ka paralajmëruar ndërprerjen e prodhimit të Passatit edhe në tregun amerikan, që nënkupton se modeli i atjeshëm i vitit 2022 Passat Limited Edition është i fundit.
Gjenerata e nëntë për vitin 2023 e Passatit do të prodhohet në bazë të platformës së avancuar MQB, dhe ky model do të jetë në dispozicion vetëm si model karavan.
Duhet përkujtuar se Passati ishte në treg, si limuzinë dhe si karavan, që nga viti 1973, kur u lancua si model origjinal.
Po thuhet se ‘vdekja’ e Passatit do t’i hapë rrugë modelti të ardhshëm Aero B. Ky automjet elektrik ende është duke u zhvilluar, dhe është insipiruar nga dizani i koncept modelit ID Space Vizzion, i vitit 2019. Pritet që Aero B të ketë versionin limuzinë dhe karavan. Ndryshe emri Aero B ëshët vetëm emërtim pune, ngase ende nuk dihet si do të quhet modeli përfundimtar. Premiera e modelit pritet të ndodhë në fund të këtij apo në fiollim të vitit të ardhshëm./Periskopi