Adhurim Demi bën shkrimin prekës për Mikullovcin: Sot, koka ba e zezë dita

Adhurim Demi bën shkrimin prekës për Mikullovcin: Sot, koka ba e zezë dita

Mëngjesin e ditës së sotme (15 shtator) ka ndërruar jetë Adem Mikullovci.

Adhurim Demi, aktori i cili ishte pjesë e shumë roleve së bashku me të ndjerin, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook.

Ai e ka quajtur si prind të dytë Adem Mikullovcin, ndërsa ka kritikuar ata që nuk u kujtuan për të sa ishte gjallë.

Postimi i plotë:

Ma theve zemren axha Adem.
Te pakta jane fjalet qe mund te thuhen e shkruhen per ty.
Ishe prind i dyte per mua , ishe mesues, shok e koleg i pazevendsushem .
Mesova shume nga ti sa lujta kra teje .
Sot thuhen shume fjale per ty, por sa ishe gjall asnjeri nuk dul qe te thot se ky njeri meriton nje cmim ose mirnjohje per punen e pa lodhshme qe ke ber. Por vetem kur nuk jemi me thuhen e shkruhen fjal te medha.
I perjetshem qoft kujtimi per ty themelues dhe gjigand i Artit Shqiptar

Shpërndaje në: