Adeyemi e mbron Loredanën nga kritikët: Mos e sulmoni të dashurën time, unë jam fajtor

Adeyemi e mbron Loredanën nga kritikët: Mos e sulmoni të dashurën time, unë jam fajtor

Karim Adeyemi u është kundërpërgjigjur kritikëve në lidhje me të dashurën e tij, rep-artisten nga Kosova, Loredana Zefi.

Ylli i Borussia Dortmundit kishte rënie drastike të formës në sezonin 2023/24 dhe kritikat u zhvendosën tek e dashura e tij.

Ata janë të lidhur nga vera e vitit 2023, ndërsa e kishin bërë postimin e parë së bashku në rrjetet sociale në muajin korrik, shkruan “Gazeta Express”.

Adeyemi dështoi ta shfaqte klasin e tij nga ajo kohë, ndërsa lidhja e tij me këngëtaren shqiptare është në fokus të padiskutueshëm.

Adeyemi, në kanalin zyrtar të Dortmundit në YouTube ka treguar se përse nuk duhet të drejtohen gishtat diku tjetër përpos tij.

“E dija se në çfarë po futesha, që ajo ishte një person në sy të publikut, por e pashë si gjë të çmendur që njerëzit reagojnë kështu pas një loje të keqe që e bëj. Nuk është e padrejtë ndaj meje, sepse nuk kam luajtur mirë. Është jokorrekte dhe e padrejtë me të dashurën time. Nuk ka të bëjë asgjë se si luaj apo se si perfomoj në fushën e blertë. Ndonjëherë e shoh të çuditshme se si disa njerëz e marrin guximin të gjykojnë njerëz që s’i njohin”, deklaroi Adeyemi.

Ai i nisi nga fillimi vetëm tri ndeshje në Bundesligë me Verdhezinjtë në këtë sezon dhe nuk luajti nga 13 dhjetori shkaku i lëndimit.

“Nuk ishte një pjesë e parë e mirë e sezonit. Nuk jam i lumtur me vetveten”, përfundoi futbollisti.

Me rikthimin e Jadon Sanchos nga Manchester United, Adeyemit do t’i zvogëlohen edhe më shumë gjasat për t’u paraqitur në pjesën e dytë të sezonit në “Signal Iduna Park”.

Shpërndaje në: