Aderimet e reja nëpër parti: Kush siguroi ulëse në Kuvend e kush jo?

Aderimet e reja nëpër parti: Kush siguroi ulëse në Kuvend e kush jo?

“Përforcimet” e partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit janë vlerësuar në mënyra të ndryshme nga elektorati i Kosovës. Disa prej aderimeve të reja, që janë prezantuar nga partitë para fillimit të fushatës zgjedhore, kanë marrë votat e mjaftueshme për të marrë ulësen e deputetit, e disa prej tyre nuk ia kanë arritur këtij qëllimi.

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë treguar se elektorati i VV-së dhe PDK-së i ka mirëpritur aderimet.

Sipas këtyre rezultateve, vetëm në këto dy parti përforcimet e reja ia kanë dal të fitojnë mandate.

Askush prej aderimeve të LDK-së dhe koalicioni AAK-Nisma nuk ka rritur të marrë ulëse në Kuvendin e Kosovës, raporton gazeta Nacionale.

Pesë personalitete që kishin vendosur të iu bashkohen partisë në pushtet kanë fituar besimin e qytetarëve për t`i përfaqësuar ata në organin legjislativ.

Më se shumti vota ka fituar, ministri në detyrë i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, i është votuar nha 53 mijë e 106 njerëz.

Pas tij, renditet këngëtarja Edona Llalloshi me 35 mijë e 996 vota, Bylbyl Sokoli me 16 mijë e 343 vota, Albena Reshitaj me 27 mijë e 595 vota dhe Nezir Kraki me 24 mijë e 440 vota.

Fatin e njëjtë nuk e kanë pasur dy aderimet tjera të VV-së, analisti Gazmir Raci, i cili ka marrë 8 mijë e 709 vota dhe Luan Gacaferi, i cili ka fituar vetëm 4 mijë e 753 vota.

Edhe elektorati i PDK-së i ka pëlqyera disa personalitete që i janë bashkuar PDK-së para zgjedhjeve.

Në këtë mënyrë, mbështetësit e PDK-së i kanë dhënë besimin Sala Jashari 34 mijë e 159 vota.

Më pas, elektorati i PDK-së e ka votuar me numër të madh të votave edhe ish-komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, i cili ka marrë 27 mijë e 703 vota. Kurse, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka marrë 20 mijë e 772 vota.

Gjithashtu, Artan Behrami, ish-këshilltari i Hashim Thaçit është votuar mjaftueshëm për të marrë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Behramin e kanë votuar 25 mijë e 122 simpatizant të PDK-së.

Kurse, Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur të njohur Granit Xhaka, ka marrë 14 mijë e 982 vota. Votat me kusht dhe ato të diasporës do të vendosin nëse ai do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Gazetari Drin Ejupi, i cili ishte prezantuar si përforcim para fushatës, është votuar 5 mijë 742 herë.

Mjaftueshëm nuk është votuar as Arbër Behluli, djali i këngëtares së njohur Shkurte Fejza, i cili ka marrë vetëm 6 mijë 809 vota.

Elektorati i LDK-së nuk ia ka dhënë besimin asnjë të aderuari në parti.

Lulzim Zhegrova, babai i futbollisti të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është votuar vetëm 3 mijë e 811 herë nga elektorati i LDK-së.

Simpatizantët e LDK-së duket se nuk e kanë pëlqyer as Lumbardh Salihu, fitues i Big Brother II Kosova. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, ai ka marrë vetëm 5 mijë e 861 vota.

Besimin e elektoratit të LDK-së nuk e ka marrë as Drita Millaku, ish-deputetja e VV-së. Në këto zgjedhje ajo ka marrë 7 mijë e 358 vota. Kurse, ekonomisti i njohur Berat Rukiqi ka marrë vetëm 6 mijë e 70 vota.

As elektorati i koalicionit AAK-Nisma nuk iu ka besuar personalitetëve të reja që kishin vendosur të i bashkoheshin këtyre partive politike.

Doktori i njohur Gani Bajraktari, i cili rishtazi i ishte bashkuar Nismës ka marrë 9 mijë 661 vota.

Ish-drejtori i “Çohu”, Arton Demhasaj, nuk ka arritur të bëhet deputet, ndonëse ishte mjaft aktiv në fushatë. Atë e kanë votuar vetëm 7 mijë e 116 veta.

Kurse, Nuredin Lushtaku ka 6 mijë e 532 vota.

Më se keqi me elektorat është ndarë, Haki Abazi, i cili në këtë legjislaturë e braktisi LVV-në dhe para zgjedhjeve vendosi të i bashkohej AAK-së. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, ai ka marrë 1 mijë e 607 vota.

Shpërndaje në: