Ademi: “Uroj që Prishtina të na përfaqësojë denjësisht në fazën kualifikuese”
Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, uron klubin e futbollit Prishtina për kualifikimin në rrethin e parë kualifikuese të Champions League.
“Përgëzime FC Prishtinës, futbollistëve, trajnerëve, stafit drejtues dhe tifozëve ‘Plisat’ për suksesin e arritur në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve.
Paraqitja e mirë dhe përkushtimi i treguar si në ndeshjen gjysmëfinale ndaj skuadrës Folgore po ashtu edhe në atë finale ndaj skuadrës Inter d’Escaldes, dëshmojnë se kalimi i këtij rrethi parakualifikues ishte mëse i merituar.
Uroj që FC Prishtina të na përfaqësojë denjësisht edhe në raundin e parë kualifikues kundër skuadrës së njohur hungareze, Ferencvarosh dhe të shkojë sa më larg në garën më prestigjioze të futbollit evropian”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.
Futbollisti Endrit Krasniqi është trim i fitores së Prishtinës, me rezultat 2:0 ndaj Inter Escaldes nga Andorra.