Ademi tregon nëse stadiumi 974 i Katarit do ta zëvendësonte atë nacional të Kosovës

Ademi tregon nëse stadiumi 974 i Katarit do ta zëvendësonte atë nacional të Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në intervistën përballë Ilir Mirenës në Periskopi ka folur për stadiumin Nacional.

Në media është përfolur se stadiumi i Katarit 974 do t’i dhurohet Kosovës, për këtë pati premtuar edhe presidenti i FIFA-s në vizitën e tij në Kosovë. Por, a do ishte ky stadium një zëvendësim i atij nacional që ka pasur të ndërtohet në Kosovë, për këtë përgjigjet z. Ademi.

“Po, ishte dashtë të jetë stadium nacional sepse është një stadium i përmasave që e kemi pa dhe e dijmë. Në moment që një stadium i ka 60 mijë ulëse dhe i përmbushë kërkesat për një kampionat botëror atëherë që gjithsesi që i plotëson të gjitha kushtet. Po të ishte ai stadium në Kosovë, unë mund të them se do të kemi edhe ndonjë ndeshje tjetër ndërkombëtare siç e pati Shqipëria me finalen e Conference League dhe sigurisht se do ta kishim edhe ne një finale në Kosovë. Kjo do kishte qenë shumë intereant. Shpresoj se do ta kemi këtë, por edhe nëse nuk e kemi këtë besoj në udhëheqjen e shtetit që kanë projekte që Kosova nuk do të ngelet pa stadium”, deklaroi Presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Ademi në intervistën e dhënë për Periskopin foli edhe për stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, atë të Gjilanit, Llapit dhe Gjakovës.

Për më shumë, më poshtë keni intervistën e plotë të z. Ademi në Periskopi:

Shpërndaje në: