Adem Grabovci kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit

Adem Grabovci kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit

Adem Grabovci ka njoftuar se në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë kandidat i PDK-së për deputet, shkruan Periskopi.

“Vlerësoj lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin, veçanërisht në Pejë. Tutje, koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi, i cili do jetë në interes të përgjithshëm. Faleminderit PDK në Pejë!”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Faleminderit degës së PDK-së në Pejë, që unanimisht aprovoj propozimin që unë të jem kandidat potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit.
Vlerësoj lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin, veçanërisht në Pejë.
Tutje, koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi, i cili do jetë në interes të përgjithshëm. Faleminderit PDK në Pejë!
Është koha që Dielli të lind përsëri!

Shpërndaje në: