Acura kthehet fuqishëm në treg
Nënbrendi i kompanisë së Japonisë, Acura po përgatit kthimin me modelin luksoz Type S.
Type S Concept është sedan i së ardhmes me karakteristika sportive, përkatësisht tregon se si do të duket gjenerata e ardhshme e modelit TLX.
Sikurse modelet NSX dhe RDX, Type S ka pamje sportive, para së gjithash, për shkak të marrësit të madh të ajrit në pjesën e përparme.
Tash për tash, nuk ka detaje lidhur me performancën e automjetit.
Vitin e kaluar u paralajmërua se Type S i ri do të ketë motor turbo V6 në të katër boshtet.
Acura do të prezantojë konceptin Type S në panairin e veturave në Monterej gjatë ditës së sotme.