Abramovich tregohet i mirë: Kam udhëzuar ekipin tim të krijojë një fondacion bamirësie, të gjithë të ardhurat të dërgohen për Ukrainën

Abramovich tregohet i mirë: Kam udhëzuar ekipin tim të krijojë një fondacion bamirësie, të gjithë të ardhurat të dërgohen për Ukrainën

Pronari aktual i Chelseas Roman Abramovic ka bërë të ditur sot para mediave se ka urdhëruar ekipin e tij që ta krijojnë një fondacion bamirësie për t’i ndihmuar të gjithë familjarët e viktimave të luftës në Ukrainë.

Ndonëse, thuhet se Abramovich është krahu i djathtë i Putinit që urdhëroi veprimin ushtarak në Ukrainë, pronari rus ka vendosur të krijojë një fondacion ndihme, shkruan Periskopi.

“Kam udhëzuar ekipin tim të krijojë një fondacion bamirësie ku të gjitha të ardhurat neto nga shitja do të dhurohen për të mirën e të gjitha viktimave të luftës në Ukrainë.”

Kujtojmë se Abramovich është përjashtuar nga Anglia, pasi thuhet se ai është pjesë e afër të strukturave të presidentit rus, Vladimir Putin.

Madje sot zyrtarisht, ai vendosi që klubin e Chelseas ta vë në shitje.

Shpërndaje në: