Abramovich thjesht e urren këtë klub evropian: Refuzon të bëjë biznes me të, madje edhe i bllokoi transferimin
Roman Abramovich refuzoi të shesë ndonjë futbollist të Chelseat te rivali, Tottenhami dhe madje edhe bllokoi transferimin e Carlton Cole.
Ish-sulmuesi i ‘Të Kaltërve’ zbuloi se oligarku rus – i cili bleu klubin nga perëndimi i Londrës më 2003 – nuk dëshironte të bënte asnjë marrëveshje me Spurs, transmeton Periskopi.
Cole, duke folur për ‘talkSPORT’, tha: ”Unë për pak iu bashkova Tottenhamit. I kreva testet mjekësore dhe gjithçka.
”Roman Abramovich e zbuloi dhe tha ‘duhet të kthehesh, nuk do të luash atje’.
”Ai tha ‘nuk mund të kalosh te Spurs. Nuk bëj biznes me ta’.”
I vetmi lojtar i Chelseat në epokën e Abramovichit që iu bashkua Tottenhamit është Carlo Cudicini, portieri rezervë i cili u lejua të kalonte atje si transfer i lirë më 2009. /Periskopi.com/