Abramovich tërhiqet nga menaxhimi i Chelseat
Përmes një komunikate, presidenti i Chelseat, Roman Abramovich, ka konfirmuar se është tërhequr nga menaxhimi i klubit londinez.
Lëvizja e Abramovich vjen pas sanksioneve të Britanisë për oligarkët rusë, duke përfshirë edhe presidentin e Bluve, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
“Gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë për klubin që kam në zemër. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave. Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administratorëve të fondacionit bamirës të Chelseat kujdesin e Chelsea FC”, thuhet në komunikatë.
Abramovich është president i Chelseat për gati 20 vjet, duke e bërë klubin një nga më të mirët në botë falë investimeve të mëdha. Ai do të vazhdojë të jetë formalisht president, por nuk do të ketë asnjë lidhje me menaxhimin e klubit.