Abramovich kërkon para borxh nga miqtë e tij milionerë, tregon edhe arsyen

Abramovich kërkon para borxh nga miqtë e tij milionerë, tregon edhe arsyen

Ndonëse është i pasur dhe nuk ka nevojën e askujt, kjo nuk po del të jetë kështu për prnarin e Chelseas, Roman Abramovich.

Britania e Madhe e ka sanksionuar rëndë njëriun që thirret si ‘dora e djathtë’ e presidentin Vladimir Putin, shkruan Periskopi.

Pasi asetet e tij janë të gjitha të ‘ngrira’ dhe nuk mund t’i shfrytëzojë ato, Abramovich ka kërkuar para borxh nga shokët e tij milionerë.

Mediat shkruajnë se Abramovich ka ende kosto javore prej rreth 600,000 paund, të cilat i nevojiten për të paguar stafin e tij, megjithatë ai nuk mund të ketë më asnjë nga paratë e tij.

Prandaj, ai u ka kërkuar shumë miqve të famshëm për hua prej rreth një milion paund secili, si dhe familjes shumë të njohur Rothschild.

Askush nuk ka rënë dakord për hua deri më tani, me Abramovich që po përballet me sanksione nga qeveri të ndryshme anembanë globit.

Shpërndaje në: