Abort në shtëpi gjatë koronavirusit, ‘pilulat me postë’ kanë ngritur debat në të gjithë botën

Abort në shtëpi gjatë koronavirusit, ‘pilulat me postë’ kanë ngritur debat në të gjithë botën

Koronavirusi ka kushtëzuar jetën e të gjithëve, ndaj edhe një shtatzëni e padëshiruar apo e papritur mund të ndodh dhe gratë duhet të marrin masa. Por, në disa vende duket se është gjetur një filozofi e re që dukshëm ka ndezur debate të ashpra: dërgimi i pilulave të abortit me postë në shtëpi.
Gratë që kërkojnë një abort mjekësor në Angli, Skoci dhe Uells tani mund të qasen në një sistem të ri që është ai i “pilulave me postë”, gjatë kohës së izolimit në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Shërbimi Këshillëdhënës Britanik për Shtatzëninë konfirmoi për The Independent se telemjekësia tani ishte në dispozicion për gratë që kërkojnë abort deri në javën e 10-të të shtatëzanisë.

Shërbimi postar nuk është ende në dispozicion për gratë në Irlandën Veriore.

Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve (RCOG) dhe Kolegji Mbretëror i Mamive gjithashtu lëshuan një deklaratë të përbashkët duke kritikuar qeverinë si “të pamatur” në vendimin e saj për të mbështetur abortin gjatë koronavirusit.

“Ne jemi në rrethana të jashtëzakonshme dhe shërbimet shëndetësore po marrin vendime të vështira çdo ditë”, thuhet në deklaratën e përbashkët. “Dërgimi i pilulave në shtëpi është një veprim i pamatur pasi rrezikon shëndetin dhe mirëqenien e grave, dhe mund të rrisë shanset për aborte në masë”.

Së fundmi është publikuar një dokument që thotë se gratë dhe vajzat tani do të lejohen të marrin të dy pilulat për një abort të hershëm mjekësor në shtëpinë e tyre

Sistemi i ri “pilula me postë” do t’i shohë gratë të afta për një abort, në vend që të referohen në një klinikë ose mjek, dhe do të kontaktohen për një konsultë telefonike me një infermiere ose mami të trajnuar, e cila do të zgjasë rreth 40 minuta.

Të dy tabletat, mifepristoni dhe misoprostoli duhet të merren larg nga 24 deri në 48 orë. E para përfundon shtatzëninë dhe e dyta bën që trupi të kalojë shtatzëninë.

Shpërndaje në: