Abedin Zeka: Remzi Ejupi e pati dhënë informatën se Ademi është dënuar, FFK-ja e dënoi për shpifje
Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, ka folur rreth rastit kur Remzi Ejupi ishte dënuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, pasi ai kishte deklaruar se UEFA ka marrë masa ndaj kryetarit aktual të FFK-së, Agim Ademit.
Presidenti aktual i Prishtinës ishte dënuar në vitin e kaluar me një vjet mos kryerje të detyrës së në klubin bardh e kaltër.
“Mu për këtë punë u dënua Remzi Ejupi një vjet. Si sot më kujtohet se Remzi Ejupi u dënua nga FFK për këto lajme që i ka dhënë. Jo për shpifje”, tha Zeka në “Sporti Total”.
“Remzi Ejupi ka dalë dhe ka jep informacione të cilat i kanë ditur edhe Komiteti Ekzekutiv, Eroll Salihu dhe disa klube.
Është mëkat i madh që Remzi Ejupi, një donator i madh në futbollin e Kosovës, me e degraduar dhe me e largu, atëherë vaj halli për neve”, shtoi i pari i klubit mitrovicas.