Abdullahu: Ta ndalim idiotizmin politik të VV-së, duke e votuar PDK-në më 9 shkurt
Kandidati i PDK-së për deputet, Faton Abdullahu përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 9 shkurtit, që do të mbahen këtë të diel, të votohet PDK-ja.
”E keqja edhe më e madhe se kjo është se për t’i riparuar këto ngecje dhe të këqija në Kosovë sipas tyre duhet të mos pyten më për asgjë ShBA-të” – ka shkruar Abdullahu.
Postimi i plotë:
E keqja më e rrezikshme që duhet të ndalet me 9 shkurt është se për çdo ngecje apo dështim në Kosovë për 20 vite, siç e shohin mendësia e VV-së, janë fajsuar edhe ShBA-të. E keqja edhe më e madhe se kjo është se për t’i riparuar këto ngecje dhe të këqija në Kosovë sipas tyre duhet të mos pyten më për asgjë ShBA-të. Si ndalet ky idiotizëm politik?
Me votu PDK-në 131✅
Faton Abdullahu 39 ✅