Abdullahu: PDK në këto zgjedhje qëndron shumë më mirë se partitë tjera
Kandidati për deputet nga PDK, Faton Abdullahu ka thënë se kjo parti në zgjedhjet e 9 shkurtit qëndron më mirë sesa partitë tjera.
Abdullahu në një intervistë për Periskopin tha se puna e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi me strukturat e partisë ka bërë që të rikthehen fuqishëm.
‘’Janë duke shkuar shumë mirë besa, unë kam pak përvojë. Para katër vitesh kam kandiduar për deputet dhe ajo përvojë më jep mundësi ta bëj krahasimin se si ka qenë para katër viteve dhe si është sot. Besoj se dallimi, ndryshimi është shumë i madh. Vetë PDK ka punuar shumë për qka duhet falënderuar kryesinë, strukturat që janë të shtrira në Kosovë. Memli Krasniqin, bashkëpunimin me stafin për të shtrirë aktivitet edhe në diasporë dhe Kosovë gjithandej – kjo ka bërë sot të jemi shumë më mirë ndërkohë fakti se kemi një kandidat si zotëri Hamza i cili ka ngritur partinë’’, u shpreh Abdullahu.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni mëposhtë: