Abdixhiku viziton Gazmend Muhaxherin: Autorët të mbajnë përgjegjësi

Abdixhiku viziton Gazmend Muhaxherin: Autorët të mbajnë përgjegjësi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë shkuar në Pejë në vizitë tek kryetari Gazmend Muhaxheri, i cili në mëngjesin e sotëm është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Ai ka kërkuar nga autoritetet që të zbardhet ky rast dhe që autorët të mbajnë përgjegjësi.

“Vizituam mikun tonë Gazin dhe familjen e tij, në shtëpinë e tij në Pejë. E gjetëm edhe më të fortë e edhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës – qytetit për të cilin punon me guxim, pasion e energji të pashterrshme.

I bëj thirrje edhe një herë autoriteteve të rendit e drejtësisë t’i marrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të këtij akti të ulët; e në mbajtjen përgjegjës të autorëve që me dhunë e intimidim provojnë të ndalin një udhëheqës të lirë, me plot vullnet e energji!”, ka shkruar ai.

Dy persona të dyshuar për sulmin ndaj kryetarit të Pejës janë arrestuar sot. LDK dhe shumë zyrtarë të kësaj partie kanë kërkuar që autorët e sulmit fizik të mbahen përgjegjës para drejtësisë.

Shpërndaje në: