Abdixhiku viziton fshatrat e Suharekës: Shoh besim e shpresë mes njerëzve tanë
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiki ka zhvilluar takime me qytetarë të fshatrave të Suharekës. Abdixhiku përmes një statusi në Facebook ka thënë se “në çdo takim që po kam – gjithandej Kosovës – shoh besim e shpresë mes njerëzve tanë. Ata janë të interesuar për zgjidhje konkrete ndaj përballjeve të tyre të përditshme. Këto zgjidhje i kemi ne!”
Postimi i plotë:
Sonte, takimet i vazhdova në fshatrat Studençan dhe Mushtisht të Suharekës. Interesim i madh dhe në rritje i qytetarëve tanë për Lidhjen Demokratike dhe atë çfarë sot përfaqësojmë.
Në çdo takim që po kam – gjithandej Kosovës – shoh besim e shpresë mes njerëzve tanë. Ata janë të interesuar për zgjidhje konkrete ndaj përballjeve të tyre të përditshme. Këto zgjidhje i kemi ne!
Momentumi ynë është në rritje sepse qytetarët po i besojnë Lidhjes, të djathtës dhe vizionit tonë për zhvillim, integrim e bërjen e së ardhmes! Rrugën e bëjmë bashkë!