Abdixhiku viziton disa familje në Malishevë: Brengat e tyre na prekin të gjithëve
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot ka vizituar komunën e Malishevës, ku takoi familje të fshatrave në këtë komunë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku tha se qytetarët atje po përballen me mungesë të gjërave bazike, duke shtuar se me udhëheqjen e LDK kjo nuk do të ndodhë.
“U mirëprita ngrohtësisht nga shumë familjarë në këto dy fshatra. Brengat e tyre na prekin të gjithëve. Përballja me çmime, mungesa e gjërave bazike – madje dhe vet rrymës – e historitë e të rinjve që largohen nga Kosova ishin krejt të zakonshme”, shkroi ai ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Sonte, vizitat në familje i vazhdova në fshatrat Astrazup dhe Ngucat në Malishevë.
U mirëprita ngrohtësisht nga shumë familjarë në këto dy fshatra. Brengat e tyre na prekin të gjithëve. Përballja me çmime, mungesa e gjërave bazike – madje dhe vet rrymës – e historitë e të rinjve që largohen nga Kosova ishin krejt të zakonshme.
Ky nuk duhet të jetë realiteti ynë sot. Me udhëheqjen e duhur, ne mund të krijojmë vende pune, të përmirësojmë arsimin dhe të ofrojmë paga të dinjitetshme për të mbajtur familjet tona të bashkuara. Prandaj, le ta ndërtojmë një Kosovë të jetueshme për qytetarët tanë! Një Kosovë që merret me brengat e tyre në secilin hap!
Sonte, vizitat në familje i vazhdova në fshatrat Astrazup dhe Ngucat në Malishevë.
U mirëprita ngrohtësisht nga shumë…
Posted by Lumir Abdixhiku on Friday, October 4, 2024