Abdixhiku viziton banorët e Zaskokut: Ndjenjën e thellë të dëshpërimit, e ndryshoni me ne
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar sonte banorët e fshatit Zaskok të Ferizajt.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se me banorët e këtij fshati diskutuan për sfidat që i kanë ata.
“Të lënë vet e pa mbështetje, familjet kosovare në çdo takim shfaqin ndjenjën e thellë të dëshpërimit, por mbi të gjitha të thirrjes për shpresë e ndryshim. Këtë ndryshim, të vërtetë, do ta gjejnë tek ne. Ndër të tjerash – me këta qytetarë, diskutuam dhe për rëndësinë e familjes, dhe konceptin tonë politik të djathtë që brenda programit ‘Rruga e Re’ e vendosë familjen në qendër”, ka shkruar kreu i LDK-së.
“Takimet me qytetarë dhe pritja me plot shpresë që po e gjejmë gjithandej, nga ambientet familjare tek bisedat me familjarë, vazhdon të jetë konfirmim i momentumit të mirë nëpër të cilin po kalojmë si Lidhje! Do të vazhdojmë çdo natë kështu, në çdo lagje e çdo anë, sepse Kosovën e bëjmë bashkë me njerëzit tanë!”.