Abdixhiku vizition minatorët pa paga: Minatorët, në përballje me popullistë, rrezikohen të quhen dhe tradhtarë

Abdixhiku vizition minatorët pa paga: Minatorët, në përballje me popullistë, rrezikohen të quhen dhe tradhtarë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot minatorër e Trepçës, të cilët tani kanë hyrë në muajni e tretë që nuk kanë marrë paga.

Abdixhiku fjësoj qeverinë Kurti për neglizhencën institucionale për situatën e krijuar në Trepçë.

“Minatorët, në përballje me popullistë, rrezikohen të quhen dhe tradhtarë. Deputetë e pushtetarë, që këtë muaj tashmë i kanë marrë pagat nga 2000 euro, nuk do të pritojnë që mesazhet e gatshme nga ‘Politbyroja e Tiranës’ t’i drejtojnë nga Minatorët. Siç kanë bërë më çdo vlerë në këtë vend, me aleat, mësues, mjek, patriot e atdhetarë, luftëtarë e veprimtarë, dhe minatorët kanë të njëjtin fat.
Fati i popullistëve është i shkurtër megjithatë”, ka shkruar Abdixhiku ndër të tjera.

 

Postimi i tij i plotë:

“Minatori, një të tretën e jetës e kalon në terr”.
Këtë ma rikujtuan minatorët në Trepçë.
Minatorët e Trepçës po futen në muajin e tretë pa paga. Në ditën e 27-të të ndaljes së punës nga ta, qëndrova në Trepçë. U prita dhe nga Kryetari i Sindikatës së Minatorëve Ibrahim Januzi, e nga Kryesia e kësaj sindikate.
Kam hezituar t’i takojë me shpresën se çështja do të zgjidhej pa komplikim. Çdo involvim i yni partiak, barte rrezikun e politizimit të kauzës së tyre. Por neglizhenca institucionale, e shtetit, e qeverisë popullsite, e vargut të gjatë të atyre përfituesve që Trepcën e Minatorët i përdorin si pamflet elektoral njëpërdorimësh, ka bërë observimin tonë të duket të pakuptimtë.
Prandaj sot qëndrova me ta. I dëgjova nga afër. Vizitova dhe pashë kushtet – jo vetëm të rënda të punës, por antihumane. Aq antihumane, sa nuk i besoni pa i parë vet aty! Por sot kushtet, pajisjet primitive, që datonin, besoni ose jo, që nga viti 1919, sot janë në rend të dytë.
Janë në rend të dytë sepse plot 1100 punëtorë të Trepçës, janë pa paga dhe po futen në muajin e tretë pa asnjë pagë kompensim. Punëtorët janë të Trepçës. Trepça është e shtetit. Ata kanë kontrata, kanë zotim shtetëror për pagën që duhet marrë. Partia në pushtet menaxhon me kompleks me Borde e me Menaxhment. Është përgjegjësi e tyre, e shtetit, që punëtorët e vet t’i kompensojë për punën dhe kontratën që kanë.
Prandaj, i mbështesim në plotni kërkesat e tyre.
I mbështesim në plotni dhe lutjet për kushte më njerëzore e kërkesat për investime afatgjata në kompleks që sot xehet e Kosovës në vend se ti shet në materiale të përpunuara i shtet si koncentrat me shumë më pak vlerë.
Minatorët, në përballje me popullistë, rrezikohen të quhen dhe tradhtarë. Deputetë e pushtetarë, që këtë muaj tashmë i kanë marrë pagat nga 2000 euro, nuk do të pritojnë që mesazhet e gatshme nga ‘Politbyroja e Tiranës’ t’i drejtojnë nga Minatorët. Siç kanë bërë më çdo vlerë në këtë vend, me aleat, mësues, mjek, patriot e atdhetarë, luftëtarë e veprimtarë, dhe minatorët kanë të njëjtin fat.
Fati i popullistëve është i shkurtër megjithatë.
Dhe për dallim nga terri i ndershëm i minatorëve, aty ku këta burra plakin një të tretën e jetës, terri i përfundimit popullist do të jetë i padenjë. Sepse Kosova është më e fortë se kaq. Populli i Kosovës është më i mençur se çfarë popullistët ndarës e përçarës kanë në mend.
Kosova meriton më mirë!
Minatorët meritojnë zgjidhje pa hezitim!

Shpërndaje në: