Abdixhiku: Ura e Ibrit duhet të hapet, por populli s’do t’i tolerojë pamjet e konfrontimit me aleatët

Abdixhiku: Ura e Ibrit duhet të hapet, por populli s’do t’i tolerojë pamjet e konfrontimit me aleatët

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për atë që po ndodh ditëve të fundit me Urën e Ibrit dhe veprimet e Qeverisë Kurti në drejtim të hapjes edhe përkundër mos-përkrahjes nga aleatët. Abdixhiku thotë se gjithë kjo që po ndodh po bëhet për interes paraelektoral të kryeministrit Kurti dhe sipas kreut të LDK-së një fushatë e tillë duhet të injorohet.

Për hapjen e Urës, Abdixhiku thotë se ajo duhet të ndodh dhe se s’ka qëndrimt tjetër tash e sa vite për një çështje të tillë. Kreu i LDK-së thotë se Ura ka mbetur e mbllyur për shkak të vlerësimve të bëra nga NATO dhe SHBA për sigurinë.

Nëse këto vlerësime ndryshojnë në ndërkohë, kushtet piqen, prezenca e tyre në Urë zhbëhet, e njëjta hapet. Prandaj, sa shpenzon kohë pushteti me atak ndaj faktorit shqiptar, të merret me bindjen e aleatëve tanë. Ky është patriotizëm sot. E nëse i keni bindur, hapeni!”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje Abdixhiku thotë se hapja e Urës pa miratimin e aleatëve, nënkupton konfornim me aleatët dhe sipas tij s’do të kishte imazh më të shëmtuar sesa një ushtar amerikan përballë një polici të Kosovës.

“Në të kundërtën, hapja e urës pa ta, nënkupton konfrontim me ta. Imazh më të shëmtuar se një ushtar amerikan përballë një polici kosovar nuk ka. Automjeti ushtarak me flamur amerikan, përballë një veture të Policisë së Kosovës, është dhuratë për armiqtë tanë! Këto pamje populli i Kosovës as nuk do t’i pranojë e as nuk do t’i tolerojë”, thotë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së thotë se një kryeministër serioz do të duhej t’i merrte parasysh të gjitha këto para se ta fuste shtetin në një rrugë të tillë.

Reagimi i plotë:

Një Urë për propagandë

Propaganda e pushtetit sot më shumë është e drejtuar kundër faktorit politik shqiptar, sesa ndaj Serbisë dhe projektit të saj ndarës në Urën e Ibrit. Sepse populistët brengë kanë votat dhe pushtetin, prandaj dhe gjithë ky atak paraelektoral. Fushata ka filluar, por ne refuzojmë këtë përballje pa përmbajtje, prandaj dhe e injorojmë. Injorojeni edhe ju, të dashur qytetarë!

Ura duhet të hapet!

Nuk ka dhe nuk njoh pozicion tjetër politik shqiptar në Kosovë mbi këtë çështje tash e një çerek shekulli.

Ura, megjithatë, nuk është hapur për shkak të vlerësimeve të NATO-s dhe të SHBA-ve mbi sigurinë. Nëse këto vlerësime ndryshojnë në ndërkohë, kushtet piqen, prezenca e tyre në Urë zhbëhet, e njëjta hapet. Prandaj, sa shpenzon kohë pushteti me atak ndaj faktorit shqiptar, të merret me bindjen e aleatëve tanë. Ky është patriotizëm sot. E nëse i keni bindur, hapeni!

Në të kundërtën, hapja e urës pa ta, nënkupton konfrontim me ta. Imazh më të shëmtuar se një ushtar amerikan përballë një polici kosovar nuk ka. Automjeti ushtarak me flamur amerikan, përballë një veture të Policisë së Kosovës, është dhuratë për armiqtë tanë! Këto pamje populli i Kosovës as nuk do t’i pranojë e as nuk do t’i tolerojë.

Një Kryeministër serioz do duhej t’i vlerësonte të gjitha këto. Shumë kohë para se të fusë shtetin në një rrugëtim. Por ne kemi Kryeministër për propagandë. Prandaj, mos shpenzoni kohë në këtë fushatë paralektorale të popullistëve!

 

Shpërndaje në: