Abdixhiku ua prezanton qytetarëve të Hanit të Elezit projektin për gazifikimin e Kosovës: Ju sjellë punë, mirëqenie e mundësi
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim në Han të Elezit.
Ai ka thënë se Hani i Elezit do të përfitojë nga gazifikimi i Kosovës.
“Ngrohtë dhe plot ngrohtësi ishte edhe në qytetin e vogël të Hanit të Elezit! Sërish, pas një kohe të gjatë, u pritëm me plot shpresë e vullnet,” ka thënë Abdixhiku.
Hani i Elezit do të përfitojë nga gazifikimi i Kosovës, një projekt kyç ky i ‘Rrugës së Re’. Ky investim i sjellë banorëve të kësaj komune punë, mirëqenie e plot mundësi,” ka thënë ai.