Abdixhiku thirrje: Përveç Prishtinës, t’i ndalojnë doracakët edhe komunat e tjera, t’i mbrojmë fëmijët nga eksperimentet e pushtetit
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka përkrahur vendimin e drejtoreshës së arsimit në Prishtinë, Jehona Sadriu Lushtaku për ndalimin e doracakëve të edukimit seksual.
Ai u ka bërë thirrje edhe komunave të tjera që të marin vendime të tilla në mënyrë që të mbrohen fëmijë nga eksperimentet e pushtetit.
Postimi i plotë:
Mbështes, vendimin e Jehonës dhe të Kryeqytetit në ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Eduaktë Seksuale dhe Shëndeti riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës.
Të gjitha komunat e Kosovës të marrin hapa të ngjashëm dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre, dhe kështu të mbrojnë fëmijët tanë nga eksperimentet e pushtetit!
Me LDK-në, pas 9 shkurtit, do ta kthejme dinjitetin e mesimdhenesve dhe vet institucionit arsimor. Shkollat do të jemë një vend ku femijët tanë do të jenë të sigurtë, të dijsh e të zhvilluar!